Çudira “bamirëse”, Arbër Hajdari po privatizon 43 mijë metra katrorë për 1 euro

Nami miq! E pabesueshme, por plotësisht e vërtetë. Sipas një hulumtimi të MCN Televizion një tokë prej 43 mijë metrash katrorë i është dhënë me qira për vetëm 1 euro “bamirësit” Arbër Hajdari për një afat 20-vjeçar.

A ju duket e drejtë dhe normale? Apo ky është një rast që SPAK duhet ta hetojë menjëherë? Kjo pasi duke shkelur ligjin për OJF, Ministria e Ekonomisë i ka lënë hapësirë për privatizim Arbër Hajdarit që pas një investimi të dyshimtë 1.1 milion euro, pa asnjë trasparencë për destinacionin dhe përdorimin në shërbim të të varfëve i hapet rruga privatizimit për OJF që është në kundërshtim me ligjin.

Toka shumë mirë mund të përdorej për banesa sociale nga bashkia, por kësaj të fundit kjo pronë i është hequr. Ajo që bie në sy është shpejtësia dhe fshehtësia që po kryhen këto veprime.

Toka është nga më të mirat dhe të lakmueshmet në hyrje të Tiranës nga shumë oligarkë që si duket nëpëmjet Arbër Hajdarit do ta përfitojnë këtë tokë pa asnjë pagesë në shtet.

Nëse shteti do ta ndërtonte vetë për banesa sociale do të akomodoheshin 1500 familje në nevojë të cilat Arbri nuk do të mund kurrë t’i ndihmojë me shtëpi.

Leave a Reply