Kujdes qytetarë: Ja çfarë stuhi pritet të ndodhin nga mesnata

Nga mesnata e sotme pritet të ketë sërish përkeqësim të motit. Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron se reshjet e shiut, të shoqëruara me erëra të forta pritet të nisin sërish në vendin tonë gjatë mesnatës së sotme dhe do të zgjasin deri më 23.

Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m .

“Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 , moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m .

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.”.

Leave a Reply