Kurti viziton familjet Binakaj dhe Maloku, të cilat humbën familjaret në aksidentin në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të diel ka vizituar për ngushëllime familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë.

I pari i Qeverisë takoi familjen e Valentina Zhubi Binakajt në fshatin Baballoq të Deçanit dhe të Gjylë Malokut në Junik, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër të lënduarve që të tejkalojnë më lehtë pasojat e aksidentit.

Gjatë javës, shefi i ekzekutivit ka vizituar edhe familjet e tetë viktimave të tjera që ndërruan jetë si pasojë e aksidentit të autobusit me targa kosovare, që po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë.

Leave a Reply