Meqenëse nuk dëshironi t’i plotësoni kushtet për Europë po ndërtojmë Ballkanin Sllav

Merreni me mend, Greqia pushton jugun e Shqipërisë, por Kosova ndërton treg të përbashkët me të!!! 😡😡😡 Kjo është “Balkan open” i Ramës dhe Vuçiqit!

Rama në vend se të tërheq njohjen e Serbisë për shkak të armiqësisë së saj ndaj Kosovës dhe për shkak të fushatës për çnjohjen nga shtetet që e kanë njohur, ai i ofron asaj territorin shqiptar!
Europës dhe SHBA-së as që po i intereson kush futet në këtë serbosllavi, e kush jo! Ajo as nuk përshëndeti bashkimin e tri shteteve, as refuzimin e tri shteteve tjera! Meqenëse nuk dëshironi t’i plotësoni kushtet për Europë me shtete ligjore dhe meqenëse dëshironi të jetoni me autokraci, atëherë ndërtoni Ballkanin sllav!

Poshtërimi i Kosovës bëhet kur i kërkohet asaj hyrje në atë klub, gjersa Serbia merret me shkatërrimin e shtetësisë së saj!

Unë nuk di a është ky distancim i Ramës nga BE, a është nostalgji ndaj Jugosllavisë, a është kompleks i vogëlsisë ndaj Serbisë, apo tradhti, por mirë nuk është, sepse është marrëveshje e pakohë: duke e poshtëruar Kosovën dhe duke rehabilituar pinjollin e Millosheviqit!

Naser Aliu

Leave a Reply