Ngushtohet familja ‘Berisha’, i refuzohet viza angleze Armina Mevlanit

Ngushtohet laku/ ARMINA MEVLANIT DHE BAXHANAKUT TË SAJ U REFUZOHET EDHE VIZA ANGLEZE

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Britania e Madhe u ka refuzuar vizat Armina Mevlanit bashkëjetueses së djalit të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, kollovarit të familjes Berisha.

Referuar raportimeve diplomatike, mësohet se autoritetet e punëve të brendshme dhe emigracionit të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut ua refuzuan në mënyrë permanente hyrjen në territoret e tyre jo vetëm këtyre të dyve por gjithë familjes së ish kryeministrit Berisha.

Lista e zezë vazhdon të nxihet më tepër për familjen kriminale e të korruptuar dhe gjasat janë që pranverën e vitit 2022 edhe Bashkimi Evropian të mos i lejojë të futen në asnjë prej vendeve anëtare.

Leave a Reply