Ahmet Hoxha vdíq në aksídentin në Kroaci, flet djali i tij (Video)

Familja Hoxha i fshatit Qëndresë të komunës së Prizrenit, ka hapur dyert për ngushëllime. As vet familjarët nuk e dinë se kur do të vie në Kosovë trupi i baba Ahmetit, i cili mbeti i vdekur në aksidentin e së dielës në qytetin Sllavonski Brod të Kroacisë.

Hamet Hoxha nga Randobrava dhe miku i tij Kujtim Kastrati nga Radoste po udhëtonin të dy së bashku ku ka ndërruar jetë të dy në vendin e ngjarjes, shkruan Republika Online.

“Baba është nisur prej Gjermanisë, është nisur ditën e shtunë dhe janë nisur me ardh si zakonisht. Jam dëgjuar kah ora 11:30 në autobus. Është nisur bashkë me djalin e dajës me ardh, thotë ndër të tjerash Valmiri djali i të ndjerit Hamet Hoxha nga Randobrava i vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci.

Leave a Reply