Deputete Zejnullahu njofton popullin: Jam kërcënuar nga burri i Vjosa Osmanit

Deputetja e PDK-së Floretë Zejnullahu, ka thënë se është kërcënuar nga bashkëshorti i Vjosa Osmanit, zotëriu i parë, Prindon Sadriu, pas publikimit të fakteve për jetën luksoze të familjes presidenciale.

„I rrethuar me pushtetin e bashkëshortes dhe partnerit të saj qeverisës Albin Kurti, ai ka marrë guximin që të kërcënojë deputetët e Kosovës.

Kërcënimi tij ka ardhur menjëherë pas publikimit fakteve ndaj tij dhe të jetës luksoze që ai dhe bashkëshortja e tij bëjnë. Këto fakte ia kanë prishur rehatinë familjes presidenciale.

Bashkëshorti i presidentes ndoshta ka menduar se përmes kësaj letre kërcënuese, unë mund të heshti, por dua tua bëj me dije atij dhe bashkëshortes së tij se keni gabuar adresën e personit dhe adresën politike të cilën keni menduar se mudn ta frikësoni, kërcënoni e shantazhoni.

Gjithashtu nga kjo foltore dua ta njoftoj publikisht bashkëshortin e presidentes që do ta padisë në organet e drejtësisë kërcënimin që ka bërë ndaj meje” , tha Zejnullahu.

Leave a Reply