Grenell përkrah Vuçiqin dhe Ramën për ‘Open Ballkan’, por çfarë duhet të kuptojmë në këtë rast?

Ish-i dërguari special i Donald Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas një nate plot burbujë në Beograd me ministrin e Financave të Serbisë, Sinisha Mali, fundjavën që lamë pas, erdhi në Tiranë.

Dje ai kishte një drekë pune me KM Edi Rama, ndërkaq sot pati një vizitë kurtuazie në Presidencë.
“Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell në rrjetin social Instagram.

Kur të mësojmë se ç’vend zë Gadishulli Ilirik në doktrinën e Joe Biden-it e ç’fund do të ketë “Ballkani i hapur”, do të mësojmë edhe për misionin aktual të Grenellit.

Leave a Reply