“Le të shkojë shteti shqiptar në Turqi ti ndihmojë me aeroplan; edhe ata na kanë ndihmuar!”

“Ore po ç’janë gjithë ato zjarre në Turqi, duken si të organizuara nga një dorë.

Gjynah njerëzit, kafshët e pyjet e djegura. Bëhet fjalë edhe për mijëra ha tokë të djegura.

Le të shkojë shteti shqiptar ti ndihmojë me aeroplan se edhe ata kanë ardhur tek ne për të na ndihmuar disa herë, apo ne nuk po shuajmë dot zjarret tona. Harrova aeroplani na duhet të sjellim “heronjtë” nga Siria që na “nderuan” kombin.

Zjarre ka edhe tek ne por tek ne i djegin vetë se duan të bëjnë ndërtime në Karaburun si duket ose i djegin barinjtë për kullota.

Ah si nuk binte një xixë në kohën e xhaxhit para 1990-tës. Thoni si të doni por miza nuk lëvizte . Edhe ta kishe ndërmend shteti e merrte vesh para se ta bënte tjetri veprimin.

Çdreqin ka ndodhur kështu me miletin që bëjnë kaq shumë krii me?

Nadia Asllani

Leave a Reply