NDIHMO EDHE TI: FSK dhe KFOR’i amerikan mobilizohen për shuarjen e zjarreve në Kosovë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se është angazhuar bashkë me KFOR-in amerikan për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kanë kapluar disa vende në Kosovë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar me personel dhe pajisje në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën e fshatit Shtupeq dhe komunën e Suharekës si pasojë e temperaturave të larta qe po mbizotërojnë në vendin tonë”, njofton FSK përmes një njoftimi në Facebook.

FSK njofton se gjatë këtyre ditëve KFOR-i amerikan ka kryer disa intervenime nga ajri për shuarjen e vatrave të zjarrit.

“Togu i Gatishmërisë në Operacion përmes Qendrës Operative te Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të mirë edhe me ekipet e KFOR-it Amerikan, të cilët gjatë këtyre ditëve kryen një serë intervenimesh nga ajri, duke e lehtësuar lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të mbështes autoritetet civile me qëllim të minimizimit të rrezikut dhe lehtësimit të pasojave të shkaktuara nga situata me zjarret”, thuhet tutje në njoftim.

Kujtojmë nga dita e djeshme vatra zjarri janë regjistruar në disa rajone të Kosovës por që për fat të mirë kanë mundur të lokalizohen gjatë orëve të natës.

Sot vatra zjarri janë rishfaqur përsëri në Komunën e Suharekës dhe Prizrenit.

https://www.facebook.com/SHPFSK/posts/354942646084429

Leave a Reply