Shkëputet një masiv dheu dhe e zë poshtë, ndërron jetë 26-vjeçari! Mos kalo pa ‘Ngushëllime’

Sot rreth orës 13:00, në Shkozë, në një masiv inertesh mbetje të ish uzinës së autotraktoreve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe shtetasi A.R., 26 vjeç, duke gërmuar për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë.

Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.

Leave a Reply