U rrokullis dhe ra në greminë me pasagjerë, dalin pamjet e minibusit , mos kalo pa ‘NGUSHËLLIME’

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Gramsh, ku një minibus me pasagjerë u përmbys, dhe u rrokullis disa herë në greminë.

Në një video të publikuar nga ABC shihet se si xhamat e minibusit janë thyer ndërsa mjeti ka marrë dëmtime të shumta në strukturë.

Po ashtu në tokë dallohen veshjet dhe ushqimet, apo sendet e tjera personale që pasagjerët kanë pasur me vete.

Ndërkaq janë zbardhur të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami si dhe u pla gosën 9 pasagjerë të tjerë.

Gjendja e tre prej të plagosurve paraqitet kritike për jetën.

Tre nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy u transportuan me autoambulancë ndërsa i treti me helikopter.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç i cili po trajtohet në spitalin e Gramshit.

Leave a Reply