Vetëvendosje e ka hap një media pardje për me gjujtë shtriga

Opinionisti dhe gazetari, Valon Syla ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbajti konferencë për media në lidhje me përgjimet që po publikohen në një media.

Me anë të një shkrimi në Facebok, Syla ka thënë se Vetëvendosje e ka hap një media ‘për me gjujtë shtriga’.

“Vetëvendosje e ka hap një media pardje për me gjujtë shtriga. Tash Albulena po ankohet pse mediat s’po i qesin përgjimet shantazhuese të Xhelal Sveçlës dhe Haki Abazit, ndaj zyrtarëve shtetëror”, ka shkruar ai.

Tutje Syla ka treguar edhe arsyen se pse mediat nuk i besojnë kësaj skene.

“Pse mediat kosovare, nuk i besojnë kësaj skeme? Sepse është taktikë në stilin serbo-rus sikur shkruan tablloidi Kurir dhe e shkarkon Vucici pas 1 jave… dhe askush s’po pyet kush ishte përgjuesi. A ishte intelegjencë kosovare, apo e huaj? Prej kur biznismentët janë përgjues, e IT’të kryeredaktorë mediash me pushtetin… Albulena Haxhiu, pse po ankohesh. Me na tregu që media është e juaja a po?”, ka shkruar ai.

Më poshtë shkrimi i plotë i tij.

https://www.facebook.com/valon.a.syla.9/posts/1797029247136452

Leave a Reply