Nusja e Bejrutit rrëfen për çastin kur gëzimi u shndërrua në tmerr nga shpërthimi i Portit

E veshur me fustanin e saj të bardhë dhe duke pozuar fotografi në një nga sheshet më të bukur të Bejrutit, momentet e gëzueshme të saj papritur u prishën nga shpërthimi i Portit të Bejrutit që shkaktoi tronditje përtej qytetit, transmeton Kosova Post.

Kur shpërthimi katastrofik i Portit të Bejrutit ndodhi vitin e kaluar, shumë skena të tmerrshme u bënë virale në mediat sociale dhe videoja e dasmës së Israa Al-Seblani, e cila u bë e njohur si nusja e Bejrutit, ishte ndër ata që kryesuan listën.

Më 4 gusht të vitit 2020, Al-Seblani, një mjeke, po lidhte kurorën me të fejuarin e saj Ahmed Sobeih, i cili është biznesmen.

Leave a Reply