Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u dëmtua nga shiu

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike.

Sipas njoftimit që kanë lëshuar faqja e fshatit, aksionit i janë bashkangjitur shumë fshatarë, shkruan “Jepi zë”.

Aksioni i nisur dje, ku u hoq kulmi, do të vazhdojë duke vendosur kulmin e ri të shkollës.

U largua kulmi i shkolles në fshat pasi që u domtua nga të reshurat atmosferike, edhe pse në fillim ishin pak veta prapë se prapë u kry nji punë e madhe, grupit pak më von ju bashkangjit edhe Nezir Ademi si dhe Ekrem Shabani. Kështu që tani pritet të fillon puna me vendosjen e kulmit të ri, zoti i ndihmoft të gjithë ata që po kontribojn në projektet në interes të fashatit”, thonë faqja e fshatit.

Leave a Reply