Ju duket e pabesueshme, por është e vërtet! Njihuni me lustruesin e këpucëve që flet 10 gjuhë! (VIDEO)

Rëfet Laroshi njihet ndryshe me nofkën “Zanzi i Prizrenit”, shkruan OnAir.

Ndonëse është një lustrues këpucësh ai njihet për energjinë e mirë dhe pozitivitetin që fal. Gjithashtu një tjetër tipar i tij i veçantë është edhe fakti se flet 10 gjuhë të ndryshme.

Ai tregon se ka filluar të mësojë gjuhë të huaja që në fëmijëri. Po ashtu duket se ky është një tipar i trashëgueshëm për faktin se i ati i tij fliste 18 gjuhë.

Zanzi tregon për “Studio A” se si është rutina e tij në një ditë normale, ku përveç punës një pjesë të rëndësishme e merr edhe praktikimi i besimit si edhe leximi i librave të ndryshëm. Pavarësisht pasionit të madh për dijen, ai për shkak të kushteve jo të mira ekonomike nuk mundi dot të përfundonte fakultetin dhe kjo është një ndër brengjet e tij më të mëdha.

Ndonëse jeta me të nuk ka qenë shumë e mirë ai sërisht nuk i ka humbur pasionet e tij.

Për më shumë klikoni në videon më poshtë:

Leave a Reply