Merr flakë një veturë në autostradë, brenda ishin tre fëmijë

Një veturë është përfshirë nga flakët sot në autostradë, në fshatin Nikaj të Kaçanikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se nuk ka të lënduar pasi që personat që kanë qenë brenda kanë arritur të dalin nga automjeti.

Në veturë ishin prezentë një çift dhe tre fëmijët e tyre nga Maqedonia e Veriut.

Veseli tha se në vendngjarje ka dalë ekipi nga brigada e zjarrfikësve të Kaçanikut dhe policia po heton shkaqet për të zbardhur rastin./Gazeta Sinjali/

Leave a Reply