GAZETARJA GREKE E PYET SI ËSHTË GJENDJA E ZJARREVE ANDEJ NGA SHQIPERIA / POR JA PERGJIGJJA EPIKE E SHQIPTARIT

Teksa Greqia po përballet me flakë të shumta që kanë përfshirë pothuajse të gjithë rajonin ,nuk kanë munguar as episodet humoristike. Televizioni SKAI ka publikuar videon e një emigranti shqiptar i cili është ndalur të pyetet për situatën ne Shqiperi .

Gazetarja e pyet se cila është gjendja për andej nga zona tuaj ?

“Shumë e mirë, shumë e mirë është gjendja. Të gjithë zjarrin e fika unë”, i thotë shqiptari teksa mbante në veshë edhe celularin. Më tej gazetarja e pyet me naivitet nëse është zjarrfikës apo jo.

“Jo jo, nuk jam zjarrfikës, jam shqiptar. Kam punuar këtu kam marrë lekë. Kush kalon këtu me makinë në mes të flakëve, vetëm shqiptari kalon”, iu përgjigj emigranti.

Leave a Reply