I biri i Ukshin Hotit: E kundërshtova në fillim por tash e kuptova që Albini është king i Shqipëtarëve

Për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, faktori ndërkombëtarë duhet të bëjë më shumë presion ndaj Serbisë, tha Andin Hoti, i biri i veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti.

Kryetari i delegacionit për persona të zhdukur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, Hoti në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se duhet të hapen arkivat nga Serbia dhe të tregojë vendndodhjen për 1,632 personat e zhdukur dhe të vihet drejtësi.

“Qeveria e Kosovës nuk mund t’i bëjë presion Serbisë. Me aq sa mundet i bënë por nuk mund ta bindë Serbinë që ajo t’i hapë arkivat në radhë të parë dhe fatkeqësisht sot në qeverinë e Serbisë janë disa prej pushtetarëve atëherë. Mirëpo presionin kryesor për këtë çështje duhet ta bëjë faktori ndërkombëtar. Qeveria e Kosovës ka pasur shumë takime me faktorin ndërkombëtar dhe është e obliguar që të kërkojë nga faktori ndërkombëtar që ata të rrisin presionin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, tha Hoti.

Sipas Hotit në çdo takim që do ta zhvillojë kryeministri Kurti në Bruksel me Vuçiqin prioritet kryesore do të jetë çështja e të zhdukurve, duke shtuar se nuk do të lëshojnë pe në asnjë mënyrë që të ketë marrëveshje finale pa u zgjidhur çështja e personave të pagjetur.

“Në dy takimet e fundit që kryeministri Kurti me delegacionin Serbi ndërmjetësuar prej Brukselit është përmendur çështja e të zhdukurve dhe është trajtuar si prioritet dhe jo që nuk duhet të lëshojë pe Kosova por çështjen e të zhdukurve por duhet ta ketë kusht në delegacionin Kosovë-Serbi në marrëveshjen Kosovë-Serbi që mos të finalizohet një marrëveshje e tillë pa u zgjidhur komplet çështja e personave të zhdukur. Në çdo takim që do të ketë kryeministri Kurti me Vuçiqin në Bruksel natyrisht që duhet të jetë njëri prej prioriteteve kryesore çështja e të zhdukurve dhe nuk do të lëshojmë pe në asnjë mënyrë si qeverisë Kosovës që të mos ketë asnjë marrëveshje tjetër finale pa u zgjidhur çështja e personave të zhdukur. Duhet të ketë presion dhe trysni nga faktori ndërkombëtar dhe duhet të jemi të vendosur si qeveri e Kosovës që këtë çështje që është shumë humane kërkojmë që 1632 familje të dimë ku i kanë të dashurit e tyre në aspektin e personave të zhdukur”, tha ai.

Ai tha se që nga emërimi si kryesues i komisionit qeveritar ka zhvilluar takimet e para me shoqatat e familjeve të zhdukura dhe me partner ndërkombëtar ku kanë kërkuar të rritet presioni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave të Serbisë në Kosovë.

“Ka dy javë që jam emëruar kryesues i komisionit qeveritar për persona të zhdukur por njëkohësisht jam emëruar edhe kryetar i delegacionit për persona të zhdukur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Me marrjen e detyrës natyrisht që më është dashur dhe jam ende jam në proces të rifunksionalizimit të këtij komisioni i cili përbëhet prej 12 anëtarëve. Jemi në kuadër të ligjit dhe rifuknsionalizimit të këtij funksioni. Takimet e para kanë qenë me shoqatat e familjeve të zhdukur dhe me partner tanë ndërkombëtar nga të cilët po kërkojë përkrahje e tyre që kanë bërë deri më sot por edhe një intensifikim në aspektin që të rritet presioni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave të Serbisë në Kosovë”, shtoi Hoti.

Mes tjerash, Hoti theksoi se në takimin me kryeministrin ka marrë mbështetje e plotë që këtë çështje ta cilësojnë si aspekt human.

“Në takimin me kryeministrin kam marrë mbështetje e plotë si në aspektin e kapaciteteve, si në aspektin politik që këtë çështje në radhë të parë ta cilësojmë si aspekt human dhe që këtë çështje pa vonesë ta procedojmë tutje. Si komision ne kemi disa urdhëresa dhe për të cilat duhet të procedojmë dhe në vazhdimësi kemi kontakt me institucionet tjera dhe shumë shpejt do të vazhdojmë me lokacionet që veç i kemi në urdhëresa. Kryqi i kuq ndërkombëtar është ai që organizon takimin Kosovë-Serbi për çështjen e personave të zhdukur dhe po presim që një takim i tillë të ndodh dhe kur do që ndodh unë do të jem i gatshëm”.

Megjithatë ende nuk dihet as për fatin e Ukshin Hotit i cili është në mesin e personave të zhdukur, ku për këtë çështje është angazhuar djali i tij, Andin Hoti, i cili është emëruar kryesues i komisionit qeveritar për persona të zhdukur por njëkohësisht edhe kryetar i delegacionit për persona të zhdukur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Leave a Reply