Serbjanka Dunja, mua më tha:”A ka shumë shqiptar të bukur si ju?”

Vllasi:

“Po, po di me i ra çiftelisë, deri diku, kuptohet, por edhe kam kënduar, kam kënduar në raste të caktuar, këngë nga momenti!

Megjithatë, dëshiroj me tregu një moment interesant nga një kohë bukur e largët, nga koha kur unë në Beograd isha kryetar i Rinisë të asaj Jugosllavie!Qëndroja atje, në Beograd, atje kam pas një shok shumë të dashur dhe shumë të nderuar, e kam pas shok të mirë artistin tonë të madh, të mirënjohurin, Faruk Begolli!

Me te takoheshim shpesh; ai ishte më i moshuar se unë, por shumë gjëra na bashkonin!Faruk Begolli, le që ishte artist i madh dhe shumë konkurues në mes të Serbisë, ai ishte edhe i bukur, ishte shumë i bukur; atë e dashuronin shumë serbijankat, me një fjalë jepeshin shumë pas tij!

Po kujtoj momentin e takimit me Farkuk Begollin dhe me një femën të bukur serbe, e cila e kishte emrin Dunja Llango!Unë isha i bukur asokohe, ama Faruk Begolli ishte më i bukur se unë!Atëherë, serbjanka, Dunja Llango po na pyet ne:

A ka shumë shqiptar të bukur si ju?”.

-Faruku tha, ne dy jemi mesatarisht të bukur, por ka shqiptar edhe ma të bukur se na!

Dunja tha:JUu jeni popull i mrekullueshë, ju jeni popull i bukur!

Leave a Reply