SKANDALI I PËRGJIMEVE – Vjen reagimi i Visar Duriqit

Gazetari Visar Duriqi ka reaguar lidhur me publikimet e portalit “Shqip.com” ku dëgjohet teksa bisedon me Halit Sahitajn për publikime të disa artikujve të paguar.

Ai në rrjetin Facebook është shprehur se nuk ka pasur pagesa nga siç e quan ai, spiuni rus, Halit Sahitaj dhe se asnjë artikull që atij i konvenon, nuk është publikuar.

Duriqi tutje shtoi se do publikojnë dëshmitë ku ka refuzuar të marr paratë e ofruara nga Sahitaj, kurse për incizimin e portalit “Shqip.com”, Duriqi është shprehur se është i montuar.

“Shqip.com” disa ditë me radhë ka publikuar disa audio-incizime ku janë përmendur disa zyrtarë të lartë shtetërorë.

Deri më tani, është shkarkuar nga pozita e shefit të inteligjencës financiare, Dardan Nuhiu, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Driton Muharremaj ka dhënë dorëheqje dhe është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani.

Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Shemsije Asllani, pretendohet se dëgjohet deri sa tregon për ushtrimin e ndikimit të saj dhe zgjedhjen e personave në pozita të caktuara.

Në bisedat e publikuara në “Shqip.com”, prokurorja pretendon se ka miq në Agjencinë Kosovare e Inteligjencës, gjyqtarë e institucione të tjera, të cilët e mbrojnë.

Leave a Reply