Lajm i ‘keq’ për Vuçiqin, kërkohet dërgimi i tij në Hagë – ky është ‘kopili” që i ka mbet në duar Ramës!

Projekti “Ballkani i Hapur” është një nga temat më të përfolura kohëve të fundit në Kosovë dhe rajon.

Krahas kësaj, ka marrë vëmendje edhe afërsia e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Po ashtu, kryeministri Rama bëri disa deklarata jo shumë miqësore karshi Albin Kurtit dhe Kosovës. E këtë e shfrytëzoi mirë Vuçiqi duke bërë një deklaratë thumbuese se “Nga Beogradi në Tiranë udhëtimi nuk do të ndalet”, dukeironizuar me Kosovën.

Analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka komentuar projektin “Ballkani i Hapur” dhe deklaratën e Vuçiqit se udhëtimi nga Beogradi në Tiranë do të bëhet pa u ndalur.

Bekteshi u shpreh se ky projekt ka lindur i vdekur, pasi u munduan të bëjnë pazare pa Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit.

Gjithashtu, ai u shpreh se Rama e mohoi Kurtin për Vuçiqin, duke ditur edhe të kaluarën e presidentit serb dhe lidhjet e tij me Millosheviqin dhe Sheshelin.

Analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi

“Ky forum ka lind i vdekur, sepse u munduan të bëjnë pazare pa Kosovën dhe disa shtete të tjera. Rama u pa se me kë është më i afërte. Rama e mohoi Kosovën për Serbinë, mohoi KM e Kosovës për kryetarin e Serbisë, Vuçiqin, me të kaluar kriminale e që dihen qartë veprimet e tij gjatë luftës së Bosnjës kur tha se do të vrasim 100 myslimanë për një serb, derisa ishte ministër i Millosheviqit dhe bashkëpunëtor çetnikut Sheshel, derisa në Kosovë kryheshin krime makabre që s’i mban mend njerëzimi, duke vra edhe foshnja në bark të nënës e disa në djep, duke i vrarë e pastaj zier kafka shqiptarësh për abazhurë, derisa pas lufte klanet e tij në Serbi gjatë sundimit të Vuçiqit flitet se kanë bërë hamburgerë nga mishi i kundërshtareve të tij”, deklaroi analisti.

Tutje, ai potencoi se pavarësisht të kaluarës kriminale të Vuçiqit, Rama po mundohet t’ia zgjasë jetën politike.

Bekteshi tha se presidenti i Serbisë vendin e ka në Hagë. Po ashtu, ai bëri me dije se “Open Ballkan është një ‘kopil’ që i ka mbet në duar Ramës e ai s’është i aftë që ta rrisë

“Por kjo s’e pengon Ramën që t’ia zgjasë jetën politike një krimineli por edhe vetvetes. Një kriminel nuk mundet kurrë të bëhet njeri i paqes, ai vendin e ka në Hagë për krime kundër njerëzimit. Dhe Ramës s’i intereson e tërë kjo histori, as historia e tashme kur instalon baza ruse në Serbi, dhe armatoset me armë ruse e kineze. Jo pra, sepse ky forum lindi i vdekur nga barku i nënës ruse. Open Balkan është një ‘kopil’ që i ka mbet në duar Ramës e ai s’është i aftë që t’a rrisë”, përfundoi Ramazan Bekteshi për “Bota sot”.

Leave a Reply