Mërgimtari nga Vushtrria bën donacion 35 pako me mish për familjet në nevojë

Një mërgimtar nga Vushtrria përmes Shoqatës “Bereqeti” nga Vushtrria ka bërë donacion 35 pako me mish kurbani për familjet në nevojë.

Për këtë ka njoftuar Shoqata “Bereqeti” e cila merret me aktivitete të rregullta humanitare duke u dalë në ndihmë atyre që kanë më së shumti nevojë.

“Sot shoqata jonë ka shpërndarë 35 pako me mish kurbani për familjet në nevojë, të cilat ishin donacion nga një mërgimtar i qytetit tonë i cili kërkoi të mbetet anonim.

U jemi mirënjohës të gjithë bamirësve të cilët po kontribuojnë në lehtësimin e gjendjes sociale të familjeve në nevojë. ” shkruan në njoftimin e Shoqatës.

“Të gjithë ata që duan të bashkohen me ne që tu dalin në ndihmë familjeve në nevojë mund të drejtohen në zyrat tona ose të kontaktojnë në numrat e telefonit 044701072 dhe 044189539” shkruan tutje në njoftim.

Leave a Reply