Edhe pse kaloi testin fizik dhe atë të inteligjencë, nuk u pranua në FSK për shkak të mbulesës

Kosovare Ramadani, ëndërron të jetë ushtare. 23 vjeçarja nga Shtimja është e mbuluar me shami myslimane dhe beson se mbulesa ishte arsyeja pse asaj iu shkëput ëndrra në gjysmë.

Në shkurt të 2019-ës Kosovarja aplikoi për tu bërë pjesë e FSK-së ajo kaloi testin fizik dhe atë të inteligjencës, ndërsa në intervistën para panelit diskutimi ishte mbulesa, shkruan Prishtina Insight.

“Në intervistë më është cekur çështja e mbulesës në fillim të testimit. Më është bërë e ditur se mbulesa do të jetë shkaku kryesor për mospranim, ku dhe pala intervistuese ka kërkuar nëse pranoj të bëj një marrëveshje me ta, që në rast të pranimit ta heq mbulesën. Unë nuk kam pranuar të heq mbulesën, por kam pranuar se të gjitha kodet do t’i pranoj”, rrëfen Ramadani.

/ Pаk sеkondа pаsi tа hаpësh mаrkеtingun shih PAMJET EKSKLUZIVE

Leave a Reply