Ish- komandanti i Koshares, Hisen Berisha, tregon se ‘Pisa’ më të mëdhenj jan LDK

Ish-Komandanti i brigadës 138 “Agim Ramadani”, Hisen Berisha ka rrëfyer për herë të parë se çka e shtyri t’i bashkohet PDK-së.

Berisha, ka përmendur edhe disa nga temat e ndjeshme për Kosovën, të cilat sipas tij e kanë nxitur të angazhohet në politikë.

Gjatë kësaj interviste për “Gazeten Blic”, ish-komandanti i FARK-ut u deklarua edhe rreth vendimit për taksën doganore prej 100 për qind ndaj shtetit serb dhe atij boshnjak, për të cilin tha se “duhet të kthehet në një taksë normative, ngase Republika e Kosovës nuk është koncept i shtetit mbi pronën, por është shteti që realizon të hyrat nga tatimet dhe taksat për mallrat që vijnë nga jashtë vendit”.

Ai theksoi se lufta kundër mallrave serbe realizohet duke e luftuar informalitetin, korrupsionin, duke krijuar hapësira më të mëdha për tregti me vendet e zhvilluara.Berisha, në këtë intervistë po ashtu ka treguar për herë të parë edhe si ndodhi ndarja me LDK-në, parti kjo për të cilën shprehu edhe një mori kritikash.

“Pa dashur ta bëj historikun e LDK-së, kjo parti pas vdekjes së Presidentit Rugova u shndërrua në surrogate duke u marr peng nga po ato struktura të cilat gjatë luftës kishin ndalur financimin e zyrës se Presidentit në ditët më të vështira të kombit Shqiptare në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply