Qeveria Hoti e shpërbleu me gjysmë milionë euro Ramiz Kelmendin, policia zbardh DOKUMENTET

Ministri Hekuran Murati gjatë ditës së djeshme ka publikuar bizneset që kanë përfituar shuma të mëdha parash gjatë kohës së pandemisë nga Qeveria Hoti.

Njëri ndër përfituesit ishte edhe ish deputeti Ramiz Kelmendi me kompaninë e tij ELKOS. Kjo kompani me rrjetin e marketeve ETC, ka përfituar 675 mijë e 845 euro, apo mbi gjysëm milioni, pavarësisht se ajo ka punuar vazhdimisht gjatë pandemisë dhe nuk është dëmtuar.

Ndryshe Ramiz Kelmendi njihet një nga personat më të pasur në vend, me 120 milionë euro pasuri.

Tek pasuria e paluajtshme ai ka deklaruar 275 mijë euro, duke përfshirë dy shtëpi dhe tokë.

Kelmendi nuk ka deklaruar pasuri të luajtshme, derisa tek posedimi i aksioneve si pronar i ELKOS, ai ka deklaruar se kompania e tij kap vlerën 119 milionë e 428 mijë euro.

Si para te kursyera në bankë ka deklaruar rreth 3 mijë euro, ndërsa nuk ka deklaruar të posedojë kredi apo borxhe.

Të hyrat vjetore të tij dhe bashkëshortes, e cila është e punësuar në kompaninë e tij, kapin vlerën mbi 127 mijë euro. Kështu në total pasuria e tij arrinë vlerën afro 120 milionë euro.

Pavarësisht pasurisë së tij, Qeveria Hoti e ‘shpërbleu’ edhe me gjysëm milionë euro përfitime.

Leave a Reply