Refugjatja siriane shpik jelekun “e zgjuar” që shpëton jetë (VIDEO)

Refugjatja siriane shpik jelekun “e zgjuar” që shpëton jetë (VIDEO)

Sida Obaid, vajza 19-vjeçare siriane, ka shpikur një jelek që mund të shpëtojë mijëra jetë, duke përfshirë këtu edhe jetët e familjarëve të saj. Jeleku i projektuar prej saj përmban një pajisje GPS dhe një sensor uji. Nëpërmjet këtyre dy elementëve bëhet e mundur gjetja e vendndodhjes së personit që është në rrezik mbytjeje.

Sida Obaidit i lindi ideja e këtij jeleku kur dëgjoi planin e të atit për t’u larguar nga Siria. Duke folur për shpikjen e saj, Obaid shprehet: “Pasi dëgjova planin e babait, nisa të imagjinoja sikur do të zgjohesha me lajmin që ai ishte mbytur e që nuk kishte pasur njeri afër për ta ndihmuar.

Imagjinoja se si do të ndihesha në ato çaste. Do të isha krejtësisht e rrënuar. Do të ndjeja dhimbjen e atyre njerëzve në ato çaste të tmerrshme në det. Kështu, nisa të mendoja se ç’mund të bëja, derisa më lindi ideja e jelekut ‘të zgjuar’ të shpëtimit.”

Leave a Reply