“Do ju rrjep si ngjala” ishte kërc.ënimi i Mehmet Shehut kundër mjekut të Enver Hoxhës

Mjeku kardiolog që ishte pjesë e ekipit mjekësor të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ahmet Kamberi ka treguar për herë të parë një episod të asaj se çfarë kishte ndodhur në një takim që kishte pasur me kryeministrin e asaj kohe, Mehmet Shehu.

Mjeku Kamberi në një intervistë për News 24 pohoi se gjatë një takimi, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Shëndetësisë, Llambi Diçishti, kishin shkuar për të takuar Shehun, për t’i komunikuar prob.lemet shënd.etësore të ish-dikt.atorit Enver Hoxha, pasi kishte pro.bleme me zem.rën.
;
Ai theksoi se pasi i kishin komunikuar se gjen.dja e Hoxhës ishte serioze, Mehmet Shehu i kishte kërc.ënuar se ‘do i rripte të gjallë si ngjala’.

PJESE NGA INTERVISTA
Ju flisni për një takim që patët takim mes ministrin e Shëndetësisë, Llambi Diçishti dhe bashkë ikët tek Mehmet Shehu, për t’ja përcjell gjen.djen shënd.etësore të Enver Hoxhës.

Përse?
Ai takim për mua ka qenë shumë i vështirë. Ndoshta dhe më i vështirë dhe për ministrin. Shkuam atje pasi në 81-in, kur ndodhën këto tra.zirat në Kosovë, Enveri iku shpejt nga Vlora pa i mbaruar pushimet. Ai shkonte jo vetëm paradite në zyrë por dhe pasdite. Bëri një kr.izë edeme mush.krore, që në truallin e sëm.undjes që ai kishte, janë gjëra që ndodhin. Ishte pas një str.esi. Ne kërkonim ndihmë që ta bënim atë që mos të vinte në zyrë, pro të qëndronte në shtëpi si i sëm.urë. Ai nuk na dëgjonte. Disa herë e kam parë në orën 2 pas mesnate, me ede.me-mushk.rore që është situatë e rë.ndë, dhe pasi kapë.rcente situatën, shkonte në zyrë.

Si sillej me ju?
Me ne?! Sillej shumë miqësisht, na respektonte. Në këtë situatë ne na duhej që t’i kërkonim shokëve të tij të afërt që të na ndihmonin. Një ditë më përpara Mehmet Shehu ishte vënë në dijeni për prob.lemet që kishte pac.ienti. Pasi nëse ndodhte diçka e papritur, ministria duhet të ishte e përgatitur, që ne të kishim mjetet e nevojshme. Deri në atë kohë, sa ishte Hysni Kapo gjallë, i diskutonim me të. ndaj ekipi duhet të kishte nevojë për një mbështetje.

Si ju priti?
Shumë mirë na priti. Ai na dëgjoi përse shkuam atje, deri në momentin kur ai pyeti; ‘çfarë është kjo ede.no mush.krore?!’ Ministri i tha; si nuk është e rrezikshme, në një gje.ndje të tillë ai mund të mos dalë!”. Dhe Mehmeti ia kthehu: Ça mund të vd.es?! “Po, edhe mundet” i tha ministri. Më pas ai pësoi një ndryshim të papar.ashikueshëm. U kthye nga ne, na shahu, na fyeu, na kër.cënoi. Kërc.ënimi që i mbylli të gjitha ishte; ‘do t’ju rr.jep lëku.rën si ngj.alë’. Në këtë moment u detyrova që të ng.ihem. E kapa ministrin për dorë dhe u ngr.itëm. Ai ishte në këmbë. Pastaj kur u ngr.itëm ne, ai mbeti. Ne u nisëm për tek dera dhe ai erdhi pas nesh. Tek dera pastaj unë po mendoj se ne duke punuar aq mirë sa punonim, të na rr.ipej lëkura ishte e pash.pjegueshme. Unë i thash; shoku kryeministër, ekipi ka punuar shumë mirë. Ministrit i tha; “ti mos eja më për të më info.rmuar”. Kur zbritëm poshtë ministri tha; ‘ç’bërë tha, pse fole?!’ Unë ia ktheva; ‘si mos të flisja?! Që ne po lëmë familjet dhe po sak.rifikojmë dhe të na rri.pet lëkura?!’ Më pas ai tha; ‘mos e diskuto më me njeri’.

Si ishte komunikimi me Enver Hoxhën?! Ju kundërshtonte?
T’i referohem si pac.ient, se si Enver Hoxhë është tjetër gjë. Ai ishte miqësor me ne. Kishte një sjellje të caktuar ndaj nesh. E para që kërkonte me doemos duhej t’i argumentohej se pse nuk të punonte, apo pse duhet të merrte atë mje.kim. Ne duhet t’ja shpjegimin. Nëse shpjegimet tona s’i pëlqente, s’na dëgjonte më.

Kishte momente dobësie?

Po ju tregoj një nga episodet që kam pasur rastin që të ndodhem. Ka qenë një natë e vështirë, që ai ishte me ede.no mush.krore dhe gje.ndja ishte e rën.dë. Për një moment unë u stepa. Dhe ai më kapi dorën; “doktor, do e kalojmë dhe këtë si të tjerët”. Për mua që kam më shumë se gjysmë shekulli mjek nuk ka ndodhur që mua të më japë i sëm.uri kurajo. Por, kur ai kishte pranuar një regj.im që i kishim dhënë dhe ne pastaj hezi.tonim, pastaj ai nuk pyeste më dhe dilte në zyrë.

Çfarë ndodhte në Vilën e Enver Hoxhës?
Ne nuk kishim punë brenda ne. Hynim kur kishim punë me pac.ientin. Enver Hoxha kishte studion e tij që ishte në katin e dytë. Zakonisht dilte, hante me fëmijët. Dy muajt e fundit, ai zbriste, edhe pse ishte në karr.ocë dhe hante bukë me të tjerët. Ne ia kishim ndaluar këtë. Kishte studion që kur nuk shkonte në zyrë, punonte prej aty. Ai donte që të dilte në zyrë të punonte.

Një moment kryesor është dhe viti 84, një vit para se të ndërronte jetë Enver Hoxha. Si u lejua që të shkonte në Spartakjadë?
Ne ia kishim ndaluar. Kishim filluar dhe ndryshime të tjera neurologjike, si dobësia nga këmbët. Ne e kishim ndaluar që të ngrihej nga shtrati. Në një moment vjen oficeri dhe më thotë; ‘doli komandanti, shpejt’. I them; ‘si doli?!’. U detyrova që të zbres me vrap dhe shkova në stadium.

Ishte vendim i tij që nuk e kundërshtoi askush?
Infer.mierja, Drita, më tha se ai i kishte thënë; ‘Edhe sikur në Vig të më çoni, do të shkoj’. Këtë e mora vesh pas. Mbeta i habitur nga sjellja e tij, pasi i takoi të gjithë ata shokët e tij dhe u ul në vendin e tij sikur nuk kishte kurrgjë.

Çfarë roli kishte Nexhmie Hoxha në shën.detin e Enver Hoxhës?! Sa komunikonte me ju?
Ne kishim 3 burime për informim. Ne ishim brenda në shtëpinë e tij. Na ndante një pjesë. Ishim vendosur në shtëpinë e vjetër dhe mund të shkonim për 15 sekonda në dhomën e tij. Kishim infer.mieren që e shikonte çdo natë. Pastaj kishte mjekun personal, Isufi, i cili ishte i lirë. Jo si ne që ishim ile.galë. Isufi e shihte më shpesh. Nexhmia na vinte në dijeni për ato gjëra që janë për t’u shqetësuar. Ajo për ne ishte ndihmë e madhe.

Po momenti i vde.kjes së tij si ishte?
Që në 12 shkurt ishte mbledhja e Byrosë politike, e fundit kur ai mori pjesë. Kush erdhi në shtëpi, ai gati u rr.ëzua. Bashkë me ndihmës mjekun e mbajtën. Ishte fillimi i përk.eqësimit të gjen.djes së tij. Insu.lti që bëri në mars kishte dhënë ndër.likime të një parki.sonizmi mus.kular dhe i kishte dob.ësuar këm.bën dhe nuk lëvizte dot. Pastaj ishin dhe prob.lemet e zemrës që ne po i traj.tonim. Park.insoni ndikoi nega.tivisht dhe dukej ruajtur dhe kombinimi i mjek.imeve. Ne e kishim të monitoruar gjatë gjithë kohës. Në datën 8 në mbrëmje ai priti Ramiz Alinë dhe bisedoi me të një orë. Gjatë natës nuk pamë ndonjë gjë alar.muese që të ishim të vëmendshëm, por ishim aty. Në mëngjes ne shkuam në dhomën tonë dhe kishim lënë atje një nga ndihmës mjekët. Kur u bë vizita, pasi hyri Isufi atje ai i tha; Isuf kohë shumë e bukur. Kur e lë të dalësh, është ndërmarrje e rrezikshme, pasi do e hiqnim nga monitorimi. Ishte ora 9 e gjysëm dhe unë dëgjoj një telefonim të Nexhmies. Brofa menjëherë. Ndihmës mjeku po e ndihmonte që ta vendoste në karrocë, ai kishte rënë mbra.psht në kre.vat. Më pas e morëm e shtrimë për.tokë dhe nisëm procedurën për shpë.timin e jetës. Më pas 2 dite ishin lu.ftë me je.tën.

Leave a Reply