Shfaqje fantastike: Mërgimtarët bëjnë super-spektakël me vetura luksoze në Prishtinë

Në organizimin e Marakli t’Kerreve, ka filluar të zhvillohet aktiviteti me super-vetura luksoze, ‘Diaspora Meeting’.

Shoferë nga të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarët, kanë nisur spektaklin e radhës me super-veturat e tyre, si pjesë e ‘Disapora Meeting’.

Aktiviteti është duke u zhvilluar në Sallën e Panaireve në Shkabaj të Prishtinës.

‘Marakli t’Kerreve’ janë edhe këtë vit organizatorët e “Disapora Meeting” ku të pranishmit kanë mundësi t’i shohin super-makinat në lëvizje, si dhe duke kryer manovra të ndryshme si xhiro të shpejta dhe burnouts.

Leave a Reply