Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin edhe për kryetar të…?

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar edhe kandidatin për kryetar të Istogut.

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Istog, ka bërë të ditur se Agron Avdijaj do të jetë kandidat për kryetar të Istogut, transmeton Telegrafi.

“Të dashur qytetarë të Istogut, aktivistë e simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sot në Qendrën tonë e kaluam një proces të rëndësishëm lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Përmes demokracisë së brendshme sot në mbledhjen e Këshillit të Qendrës u votua për kandidatin për kryetar të Komunës së Istogut. Me shumicë votash u votua që kandidati për kryetar të Komunës së Istogut nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë, Agron Avdijaj”, thuhet në njoftim.

Më tej, LVV thekson se “ndryshimi në Istog është i domosdoshëm e Lëvizja VETËVENDOSJE! është alternativa e vetme dhe e duhura për ta bërë ndryshimin. Na priftë e mbara”.

LVV ka zyrtarizuar edhe kandidatin për kryetar të Prishtinës e Mitrovicës.

Leave a Reply