Pak keni dëgjuar për të, kush ishte gruaja e kryeministrit Kurti derisa ajo jetonte në Norvegji?

Albin Kurti është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës, gjersa ka qenë pjesë aktive e politikës kosovare që nga vitet e para-luftës.

Duke preferuar të qëndrojë gjithnjë i hapur vetëm për jetën profesionale, pak është ditur gjithmonë për jetën private të tij. Albin Kurti është i martuar që prej vitit 2014 me Rita Augestad Knudsen. Ceremonia e kurorëzimit të tyre ishte zhvilluar në sallën e Komunës së Prishtinës. Çifti janë prindër të një vajze.

Teksa të rralla kanë qenë paraqitjet e tij me bashkëshorten, interesim të madh te qytetarët dhe përkrahësit e tij ka zgjuar bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, për të cilën dihet pak.

Rita Augestad Knudsen është norvegjeze, me profesion një Studiuese e Lartë në NUPI (Norwegian Institute of International Affairs) dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje, dhe ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmin dhe anti-radikalizimin.

Ajo është drejtoreshë menaxhuese e Konsorciumit për Kërkime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslos, në Norvegji).

Specializimi kryesor i Ritës është mbi terrorizmin, ekstremizmin dhe vlerësimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin, konceptin e ‘radikalizmit’, kundër-terrorizmin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe historinë e vetëvendosjes në politikën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, përveç Ballkanit e sidomos të Kosovës.

Publikimet e saj përfshijnë analizat e bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë për sanksionet dhe ndërtimin ndërkombëtar të shtetit, dhe doktorata e saj në histori ndërkombëtare/histori intelektuale nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër ishte mbi “vetëvendosjen” dhe lirinë në ligjërimin ndërkombëtar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se me bashkëshorten e tij, Ritën, flet në gjuhën angleze, teksa vajza e tyre zotëron tri gjuhë: atë shqipe, angleze dhe norvegjeze. Familja Kurti ndajnë një jetë mes dy shteteve, Kosovës dhe Norvegjisë.

Leave a Reply