Sami, jam ai djali që dikur ia zije rrugën e i tregoje se ia di shtëpinë

Hysni Mehani, i cili deri para pak orëve ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Skenderajt i është kundërpërgjigjur kandidatit të PDK-së për këtë post, Sami Lushtakut, i cili i tha Mehanit se “kush është ky, nuk po e njoh”.
Mehani iu kundërpërgjigj Lushtakut duke i thënë se është ai djali që dikur ia zinte rrugën e i tregonte se ia di shtëpinë, ku e ka familjen e ia njeh dajtë.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një video ku shihet vet ish kandidati i VV-së për të parin e Skenderajt duke u shtyrë me disa persona.

“Videoja që paska dalur sot nuk e kam ditur që ekziston, një provë më shumë për prokurorinë. Nuk jam goditur por ka pasë tentim për goditje. Siç edhe po e shihni në video, nuk jam nga ata që trembem nga banditët. Përkundrazi, janë banditët e sojit të Murat Mecinit që provon të më godas tinëzisht dhe ikë e struket”.

“Video e dalë sot, është e ditës kur është sulmuar asamblisti Malsor Bejta, pra 28.09.2018. Unë jam duke u shtyrë aty për të hyrë në komunë dhe për t’i dalur në ndihmë Malsor Bejtes. Pra, kam shkuar vrap nga zyra në komunë për t’i dalë në ndihmë Malsor Bejtes. I tillë jam unë”, është shprehur Mehani, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai thotë se është dashur postimi i tij që Partia Demokratike e Kosovës të nxjerr një provë për prokurorinë ku tha se “kjo dëshmon që PDK është organizatë kriminale që fsheh fakte dhe i nxjerr ato kur i duhen”.

“E di që jeni shqetësuar, Lëvizja është rritur shumë, por nuk kam çfarë ju bëj, çdo organizatë kriminale e ka një fund. Dhe ky është fundi i juaj. Unë do të jem këtu, me aq sa kam takat do të luftoj padrejtësinë”, ka shkruar Mehani në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Leave a Reply