Gjermania merr Vendim për Vendet e Ballkanit, ja se kur do të mund të udhëtoni atje

Për shkak të pandemisë së virusit, Qeveria e Gjermanisë e ka shtyrë deri më 30 shtator paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në vende të treta jashtë BE-së. Pas kësaj date, situata do të vlerësohet individualisht për secilin vend.

Paralajmërimi i përgjithshëm për rrezikun e udhëtimit në rreth 160 vende për shkak të pandemisë, sipas Ministrisë së Jashtme Gjermane, vlen deri më 30 shtator, shkruan dw.de.

Qeveria gjermane ka vendosur për zgjatjen, ka bërë të ditur një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, duke shuar për momentin shpresat e sektorit të u dhëtimeve. Do të ishte mirë, nëse në Evropë (BE) do të kishte një rregullore të përbashkët, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.

Leave a Reply