Ia mori veturën dhe nuk ia dha kurrë 11 mijë euro, Çun Lajçi ia publikon fotografinë

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka publikuar një fotografi të Besim Gashit, i cili, sipas tij, ia mori veturën dhe nuk ia dha kurrë 11mijë euro.
Lajçi përmes një postimi në facebook, thotë se, për Besimin dikush ka fjalë të mira e dukush e quan mashtrues.

Aktori tregon se, për me i ndihmua Besim Gashi ia mori veturën me kusht që brenda 2 muajve do të ia jepte 11 mijë euro, por kjo nuk ndodhi edhe pas tre vitesh.

“Bani be e be n’kokat e vajzave, se paret janë të sigurta, dhe mua kaq me mjaftoi me i besua!”, shkruan Lajçi, i cili kërkon nga ata që e njohin që t’i tregojnë Besimit që akoma po pret me ia kthy borxhin.

“Besim Gashi, emni t’flet se je i besueshëm, prandaj mos le me iu ra beja e rrejshme vajzave tua, se ato janë t’pafajshme, e borxh pa u kthy s’ka mbet!?”, shkruan tutje ai.

Postimi i plotë:

Besim Gashi
Të gjithë e takojnë n’qytet, pos meje! Dikush ka fjalë t’mira dikush e quen mashtrues, por unë rezervohem n’vlerësime!
Por, pse po shkruej për Besim Gashin, do t’pyesni ju?

Sepse ma mori veturën (për me m’ndihmu n’shitje) para tre vitësh, me kusht që mbrenda 2 muejve do t’mi ipte 11.000 eu, (aq sa kushtonte).

Bani be e be n’kokat e vajzave, se paret janë të sigurta, dhe mua kaq me mjaftoi me i besua!

U fotografuem, ma dha numrin e telefonit dhe u zhduk.

Numrat i ndrroj, kurrë su lajmërua dhe unë mbeta pa pare e veturë!

Nëse e takoni ju që e njihni, iu lus që ti thoni, se Çuni shpetoi nga Covidi dhe po pret me ia kthye borxhin.

Besim Gashi, emni t’flet se je i besueshëm, prandaj mos le me iu ra beja e rrejshme vajzave tua, se ato janë t’pafajshme, e borxh pa u kthy s’ka mbet!?

Leave a Reply