Politologu serb: Vuçiq në “rrugë pa krye” me Kosovën, por mund të humb pushtetin vitin e ardhshëm

E vetmja mënyrë që Aleksandër Vuçiq dhe SNS të bien nga pushteti është që zgjedhjet presidenciale, parlamentare edhe lokale të mbahen në të njëjtën kohë, është shprehur politologu dhe drejtori i Agjensisë “Pragma” Cvijetin Milivojeviç, por sipas tij kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Ai dyshon se SNS dhe Vuçiq mund të humbin pushtetin në pranverën e vitit 2022, kur janë paralajmëruar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.

Duke komentuar situatën aktuale në radhët e opozitës, Milivojeviç shprehet se po të kishte drejtësi dhe opozitë konstruktive e jo të rrejshme, nuk duhet përjashtuar mundësinë që të ndodhë ndryshimi i pushtetit.

Milivojevç theksoi se pas sulmeve ndaj pushtetit të ri në Malin e Zi, Vuçiq u nis në sulm ndaj Dodik sepse nuk është i kënaqur me nivelin e poshtërimit.

Këtë ai e tha në emisionin “Tema Drejtësia”, ku komentoi situatën politike në Serbi, bisedimet me opozitën, ndërkombëtarizimin e krizës politike, hapat e pushtetit në pandemi dhe temat tjera aktuale.

Milivojeviç nuk përjashton mundësinë që Vuçiq të detyrohet në “rrugë pa krye” dhe të nis përsëri të i kthehet politikës së mbrojtjes së Kosovës sikur në vitin 2012.

Leave a Reply