Xhavit Haliti: Unë ia lashë emrin UÇK-së, ky ishte propozimi tjetër

Xhavit Haliti, një prej themeluesve të UÇK-së dhe anëtar i LPK-së, ka thënë se emrin UÇK e kishte propozuar vet ai te Kryesia e LPK-së dhe ishte miratuar.

Haliti, në një rrëfim për emisionin Pressing, ka thënë se është ai pagëzuesi i ushtrisë së armatosur që u themelua në vitin 1994.

“Po, unë jam. Po, po, unë e kam propozu, LPK-ja e ka miratu. Në vitin 1994”, është shprehur Haliti.

Ai ka treguar se kishte edhe një propozim tjetër, që UÇK-ja të quhej Njësiti Gueril Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Ky propozim nuk ishte miratuar, për arsye që Haliti nuk i ka shpjeguar.

“Një moment ka ardhë, kemi thënë çka me bo… ka pasë propozime pas një aksioni që të emërohet Njësiti Gueril Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Ky ka qenë një prej propozimeve. Është arsyetu që të mos jetë ky propozim. Ka mbetë UÇK dhe është kryer ajo punë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sa i përket emblemdës së UÇK-së, Haliti ka thënë se është bërë në një kompjuter nga Gafurr Elshani dhe Adnan Asllani.

“E kanë bo Gafurri me Adnan Asllanin, një shok i joni, i organizatës. E kanë dizajnu në kompjuter dhe ka dalë e mirë. Kam qenë në Shqipëri, kur më kanë ardhë dizajnët e para dhe simboli i parë ka shku në Uashington”, ka rrëfyer Haliti.

Leave a Reply