Valon Syla: Sot vdiq edhe një 20 vjeçar, ku je o Albin Kurti?

Publicisti Valon Syla nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim të pandemisë dhe për keq-qeverisje, shkruan Gazeta Metro.

Syla ka thënë se qytetarët nuk janë të varfër, por të vjedhur me Liburn Aliun e Hysen Durmishin, të mashtruar nga qeveria Kurti 2 dhe të infektuar si kurrë më parë.

“Sot vdiq edhe një 20 vjeç nga Istogu. O ku je Albin Kurti?”, ka shkruar Syla.

Ai ka thënë se nuk bëhet populizëm me pandemi e as hesape zgjedhore duke kalkuluar në vota sepse njerëzit vdesin.

“Kjo është vepër penale”, ka thënë Syla.

Ky është postimi i tij:

8 të vdekur. 2279 të infektuar.
Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur me Liburnin e Durmishin, jemi të mashtruar nga Qeveria Kurti2, jemi të infektuar si kurrë më parë.
Sot vdiq edhe një 20 vjeç nga Istogu.
O ku je Albin Kurti?
Nuk bohet popullizëm me pandemi. Nuk bohen hesape zgjedhore… kishe spe mbyllim se humbim vota, sepse njerëzit vdesin. Ju e dini, por po bëheni toshë.
Kjo është vepër penale.
#albanologji #vv #kurti #popullizëm #viktima.

Leave a Reply