Kryeministri malazez i çon selam Albinit, Rrespektoje marrëveshjen e Çakorrit të Ramushit

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se Marrëveshja e Demarkacionit me Kosovën është e vlefshme dhe se ajo duhet të respektohet.

Këto komente i bëri pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se do të bëjë çmos që “të korrigjojë” marrëveshjen në fjalë të vitit 2018.

Në një intervistë për televizionin publik të Malit të Zi (RTCG), Krivokapiqi ka thënë se marrëveshja është 0bliguese për të dyja shtetet.

“Çështja e kufijve në Ballkan është gjithmonë probIematike. Nëse i prekni ku fijtë, potencialisht sjell përIeshje. Dy grupet e ekspertëve kanë konstatuar gjendjen dhe është ndërk0mbëtarisht e verifikuar dhe nuk shoh arsye pse të ngrihet kjo çështje”, ka thënë Krivokapiqi.

Kryeministri Kurti ditë më parë në Kuvendin e Kosovës tha se “do të bëj maksimumin që të korrigjoj gjithçka që është bërë padrejtësisht, gab ueshëm e dëmshëm në vitin 2018, kur ishte ratifikuar ajo marrëveshje, që ia hu mbi territ0rin Kosovës”.

Leave a Reply