Rifat Jashari “DR IDH KOSOVEN”: nëse e lyp nevoja, me qeta meshkuj çka i kam prapë i përgjigjna serbisë

Njëri prej anëtarëve të familjes l egjendare Jashari, Rifati, ka treguar se si e kishin p ërjetuar m omentin e gjetjes së tr upave të p ajetë të familjarëve të tyre që u vr anë në b etejën e 5,6 dhe 7 mars në Prekaz.

”Mos të them, ma qëndrim kanë mbajtë ata gati se unë”.”Se nuk ka qenë lehtë. Bekimi ka h umb motra, vllazën, nanën, babën, 11 anëtarë. Luli qashtu, babën me dy vellezër. Unë shoqen me katër fëmijë, babën, nanën – nuk ka qenë e lehtë kjo”, shprehet ai për familjarët e tij.

Tutje në një d okumentar për televizionin publik RTK, Rifat Jashari, tha se familja e tij ishin të përgatitur për t’u b allafaquar me f orcat serbe, p ërcjellë Klan Kosova.

”Por, ne kemi qenë të gatshëm, kemi qenë të përgatitur se një ditë diçka ka me ndodhë”.”Nuk kemi ditur që ka me ndodhë qekjo që po shihet këtu dhe në mbarë Kosovën, por e kemi ditë që një ditë do të ndodhë diçka”.Megjithatë, pavarësisht hu mbjeve të familjarëve, ai me mburrje thotë se familja Jashari po qe nevoja, është prapë e gatshme t’i përgjigjet Serbisë në të njëjtën mënyrë.”Dhe ne na ka gjetur të gatshëm”.”Dhe prapë jemi të gatshëm nëse e lyp nevoja, ishalla kurrë në j etë, por prapë jemi të gatshëm me qeta meshkuj çka i kam me ju përgjigj [Serbisë] në çdo aspekt”.

Leave a Reply