Jim Belushi hap lokalin dhe i vendos emrin e veçantë në gjuhën shqipe

Jim Belushi për asnjë çast nuk nguron të tregojë se origjina e tij është shqiptare, transmeton”Shekulli”. Këtë e ka treguar dhe së fundmi me emrin e lokalit që ai e ka hapur në fermën e tij.

Aktori ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook para lokalit dhe sipër shihet tabela ku është vendosur emri i lokalit ‘Engjëll Caffe’.

Të shumta kanë qenë komentet që aktori ka marrë në foto nga shqiptarët, të cilët e kanë përgëzuar për këtë gjest. Kujtojmë që aktori është larguar nga kinemotografia për t’iu përkushtuar fermës ku kultivon marijuanë e cila ndodhet në Oregon të Shteteve të Bashkuara.