Shtrenjtohen derivatet e naftës, ja për sa do të rriten

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, transmeton Alsat. Nga sonte në mesnatë çmimi i Eurosuper BS-95 do të shtrenjtohet për 0.50 denarë, ndërkaq çmimi i Eurosuper BS-98 dhe Eurodisel do të shtrenjtohet për 1 denarë.

Lista e çmimeve të reja:

-Eurosuper BS-95: 71,00 denarë për litër.

-Eurosuper BS-98: 73,00 denarë për litër.

-Eurodizeli: 65.50 denarë për litër.

Çmimet e derivateve do të hyj në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.