“Lajme me gjoksin jashtë”/ Mediat e Kurdistanit, jehonë prezantueseve shqiptare

Mediat e Kurdistanin i kanë bërë jehonë prezantuesve të lajmeve në Shqipëri. Ata kanë marrë shembullin e një televizioni shqiptar ku prezantueset dilnin me pjesët e gjoksit jashtë. Për mediat eatje kjo duket jo etike në gazetari.

Në videon e shpërndarë ata shkruajnë: ajo duhet parë në një mënyrë të qartë seksuale, me përjashtim të një çifti të madh mysliman, shkruan Shqip!

Postimi në videon e televizionit:

Kur shikohet kjo video, ajo duhet parë në një mënyrë të qartë seksuale, me përjashtim të një çifti të madh mysliman.

Kush është Kurdistani shteti që nuk është:

Konsiderohen si grupi më i madh teknik pa një shtet. Populli kurd prej rreth 40 milion banorësh shtrihet në një territor malor mes Turqisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit. Pas nisjes së sulmeve ushtarake nga toka dhe ajri nga Turqia, ata ndihen të tradhtuar nga perëndimi.

Në sytë e kurdëve – sirianë, tërheqja e ushtarëve amerikanë nga verilindja e Sirisë, pas vendimit të presidentit amerikan Trump – një lloj drite e gjelbër për pushtimin ushtarak turk – shihet si tradhtia e radhës e një fuqie të madhe ndaj një aleati që konsiderohet gjithnjë si shumë i vogël dhe jo i rehatshëm.

Historia e kurdëve është historia e iluzioneve të mëdha të ndjekura nga zhgënjime dhe më të mëdha

Kurdistani i madh ka qenë gjithnjë vetëm një ëndërr. Asgjë më shumë. Edhe kur një pjesë e vogël e tij, Kurdistani iraken, guxoi të mbante një referendum, në 25 shtator 2017, duke votuar për pavarësinë nga Iraku, që nuk u realizua asnjëherë. Përkundrazi gjërat u përkeqësuan dhe më shumë për shkak të kundërshtimit të hapur nga ana e Iranit, Irakur, Turqisë si dhe nga mungesa e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës.

Askush nuk donte një Kurdistan irakien. Asnjeri aktualisht nuk do as një Kurdistan sirian të pavarur. Sidomos Turqia. Ankaraja i frikësohet faktit se një skenar i ngjashëm mund të sjellë sërish në vëmendje aspiratat për pavarësi të më shumë se 20 milion kurdëve që ndodhen në territorin turk.

Populli kurd me më shumë se 40 milion banorë mund të jetë ndoshta grupi më i madh etnik pa një shtet, i shpërndarë në një territor malor që shtrihet në Turqi, Siri, Irak dhe Iran.