Haki Abazi pasaniku i Qeverisë “Kurti”: 140 mijë euro para të kursyera dhe 3 vetura të shtrenjta Audi (FOTO)

Haki Abazi është një nga pasanikët më të mëdhenj të Qeverisë “Kurti”.

Në kohën sa u bë deputet gjatë këtij viti, Abazi ka deklaruar në Antikorrupsion pasurinë e tij, e cila është milionëshe.

Pasuria e paluajtshme e tij është mbi 800 mijë euro, ku përfshihen tri shtëpi, dy banesa dhe një arë të trashëguar.

Ai ka deklaruar edhe para të gatshme në vlerë prej 140 mijë euro në Nju Jork, të cilat thotë se i ka grumbulluar nga kursimet e pagës, shkruan Reporteri.net.