Askush nuk e dinte se ky është bashkëshorti i biznesmenit gay nga Shqipëria

Ai njihet si biznesmeni gay që herë pas here merr vëmendjen e publikut shqiptar me deklaratat e forta që bën në intervista dhe në rrjetet e tij sociale.

Është fjala për Elton Ilirjani, të cilit së fundmi i është zbuluar sekreti i tij. Ai ka disa vite që jeton në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e në fotot që publikon në “Instagram” shfaqet gjithmonë vetëm.

Por kushërira e tij ka vendosur që të zbulojë sekretin e Eltonit. Ajo ka publikuar një foto me një djalë me ngjyrë në krah duke ju drejtuar Elton Ilirjanit me fjalët se ta zbulova sekretin dhe bashkëshortin tënd.

Më pas këtë foto e ka publikuar edhe vetë biznesmeni gay në rrjetet e tij sociale.