Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, shkaku zj arret mbrëmë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.

Ai ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev propozimin për dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë. Vendimi i ish-ministrit ka ardhur menjëherë pas dorëheqjes së zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe dy drejtorëve të spitalit të Tetovës.

Njejtë si kolegët e tij edhe ai e justifikoi dorëheqjen me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër për tragjedinë e dy nëtëve më parë.

Mbrëmjën e së mërkurës në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtruar me Covid-19, pasi spitali u përfshi nga flakët. Asnjë përson nuk është vënë ende para përgjegjësisë për ngjarjen.