“Spiuni” i arrestuar i AUV-it është militant i PDK-së

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i AUV-it, dyshohet se e ka ‘spiunuar’ aksionin e policisë së Kosovës tek bizneset të cilat ishin duke punuar jashtë orarit respektivisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

Observeri mëson se bëhet fjalë për inspektorin Albrim Poniku i cili sipas disa hulumtimeve të bëra nga gazetarët e Observerit, inspektori në fjalë del të jetë militant i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren.

Observeri gjithashtu ka siguruar foto të inspektorit, Albrim Poniku, i cili në rrjetin social Facebook mbështeste ish-kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi. Ai, në Facebook shpërndante materiale propagandistike në të cilat bëhej thirrje që të votohej Hashim Thaçi.

Ndaj tij është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare” i cili më pas është liruar me procedurë të rregullt.

IPK ka lëshuar komunikatë për këtë rast dhe ka dhënë detaje.