A e ka njeriu prejardhjen prej majmuni? – Kjo është përgjigja e ‘RE’ hoxhës Drilon Gashi

Drilon Gashi, imami nga Peja, i shkarkuar së fundmi nga Bashkësia Islame e Kosovës, ishte i ftuari i sontëm në emisionin n’Kosovë Show te Shpetim Desku.

Duke sqaruar edhe njëherë arsyen e shkarkimit të tij nga BIK’u, Gashi ka thënë se një ndër arsyet e shkarkimit të tij ka qenë edhe çasja e këtij rreth evolucionit.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se a e ka njeriu prejardhjen prej majmuni, hoxha Drilon Gashi, duke iu referuar teorisë së evolucionit, ka thënë se njeriu nuk e ka prejardhjen prej majmuni, por që majmuni, shimpanza, rantagani e njeriu e kanë një paraardhës së përbashkët, raporton Korrespodenti.

Përgjigjen e plotë të Drilon Gashit mund ta dëgjoni nga minuta 17:00 në videon e më poshtme.