Më uro fat/Kam 11 fëmijë e jam e lumtur, Zoti të dhashtë ti që nuk ke

Mamaja ruse Christina Ozturk, 23 vjeç tashmë është nënë e 11 fëmijëve biologjikë dhe shpreson të ketë dhjetëra të tjerë duke përdorur nëna zëvendësuese.

Mamaja e re e do jetën e saj familjare me burrin biznesmen Galip Ozturk, 56 vjeç aq shumë sa janë të gatshëm të shpenzojnë 800.000 sterlina për të pasur 100 fëmijë me nëna zëvendësuese.

“Për momentin unë kam 10 fëmijë, ndërsa vajzën time të madhe Vika e kam lindur vetë gjashtë vjet më parë”, thotë Olivia.

“Fëmijët e tjerë janë gjenetikisht tanët nga burri im dhe unë, por u mbartën nga nëna zëvendësuese.”

Çifti milioner në llogarinë e tyre në rrjet sociale kanë zbuluar se planifikojnë të kenë 105 fëmijë.
“Nuk e di se sa do të jenë përfundimisht, por sigurisht që nuk kemi në plan të ndalemi me 10 fëmijë,” thotë Olivia.