Pse Albin Kurti është lider shtetëror dhe nacional…?

Lideri i Vetvendosjes dhe fituesi absolut i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, z. Albin Kurti, dorën në zemër, për shkak të origjinës shqiptare të të parëve të tij nga Mali i Zi, gjatë këtyre vitëve të fundit, është përqeshir, injoruar, skizmatizuar, linçuar dhe injoruar shumë nga politika dhe politikanët e ndryshëm kosovar.

E sidomos nga ish Presidenti Hashim Thaçi, i cili pa fije turpi, morali, ndërgjegjie dhe skrupujsh njerëzorë, Albin Kurtin në foltorën e parlamentit (kuvendit) kosovar dhe gjithandej, e quante shpesh “ardhacak ose muhaxher nga Vladimiri i Malit të Zi”, “dezertor të luftës së UÇK-s, i cili ka refuzuar me ia kthyer pushkën Serbisë, kur ia ka ofruar Hashim Thaçi” etj…!

Pa i harruar këtu ofendimët, cinizmin dhe injorancën e Kadri Veselit, Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe të tjerëve ndaj Albin Kurtit.

Bile, edhe Ramush Haradinaj në vlugun e fushatës së fundit elektorale në Kosovë, gjithë cinizëm dhe injorancë ,asokohe e quajti Albin Kurtin “kosovar të mirë”, duke e prolonguar ose injoruar dhe paragjykuar gjakun, gjenet dhe origjinën e pastërt shqiptare të Albin Kurtit.