Albin, dil e kërko falje qytetarëve të Kosovës pasi që i ke mashtruar

Anëtarja e kryesisë në LDK, Besa Gaxherri tha se kryeministri i Republikës së Kosovës duhet të ju kërkoj falje qytetarëve të Kosovës pas që sipas saj i ka mashtruar.

Ajo në emisioni “Direkt” tha se Kurti ka premtuar gjëra që sot shihet se janë mashtrim në vete dhe se Kurti duhet sa më shpjet të dal dhe të ju kërkoj falje qytetarëve pas që sipas saj i ka mashtruar duke ju thënë se do të ketë reciprocitetin me Serbin brenda ditësh por nuk e ka bërë pasi që kjo është e pamundur.

Madje ajo tha se Kurti nuk i kanë interesuar shpëtimin i pacientëve me Covid-19 por ka shkuar për të bërë fushat në Shqipëri

“Z. Kurti duhet të dal sa më shpejtë sepse do të lirohet për vetën e tij, të ju kërkoj falje qytetarëve që i ka mashtruar duke ju thënë se unë do të vë reciprocitetin brenda ditëve kur ta marr Qeverinë, nuk e ka vënë dhe nuk mund të vë, ai duhet të ju kërkoj falje qytetareve të cilëve ua ka marrë votën se ai nuk do të merret me dialogun po do të merret me çështjen e punësimit të drejtësisë, shëndetësisë, po nuk po na del ashtu,”– ka thënë Gaxherri